Drogë dhe armë janë sekuestruar nga policia e Durrësit gjatë aksionit të koduar “Streha”, në Shijak.

Sipas bluve 150 gramë kokainë, 2 kallashnikovë, një pistolete, një armë gjahu dhe qindra fishekë janë kapur në një banesë.

Në kërkim është shpallur 43-vjeçari me iniciale S.GJ.

Por policia nuk ka dhënë  asnjë detaj tjetër  mbi aktivitetin e këtij personi. Gjithashtu u sekuestrua dhe një makinë e blinduar./Tv Klan