Municione luftarake dhe farë lëndësh narkotike janë sekuestruar nga policia e Tiranës në banesën e një 40 vjeçari në kryeqytet.

Në pranga ka rënë Artan Raska, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në rrugën “Korabi”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

– Fara të llojit Cannabis Sativa të cilat rezultuan të peshës 132 gramë.

– 2 kallëpe me lëndë plasëse tritol.

– 5 kapsolla detonatore.

– 7 fishekë luftarakë model 56.

– 3 karikatorë automatiku model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit Penal.

/tvklan.al