Këta që shihni në foto të siguruar nga Televizioni Klan janë dy personat, të cilët ditën e sotme u ndaluan nga policia në pikën kufitare të Muriqanit, me 15 kilogramë kanabis.

Valbona Rustemi, 46 – vjeçe, banuese në Tiranë dhe Aldo Lajthia, 29 – vjeç, banues në Durrës u arrestuan pasi tentuan të kalonin kufirin me drogën, të cilën e kishin fshehur në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit me të cilin udhëtonin, një “Peugeot”, me targa AA 233 PP.

Droga u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën kufitare të Muriqanit, në dalje të Republikës së Shqipërisë .

Sipas policisë, droga kishte si destinacion vendet e Bashkimit Europian./tvklan.al