Ishte në arrest shtëpiak dhe jetonte në një qendër pritjeje, që drejtohej nga një shoqatë vullnetare në Negarville. E pikërisht nga aty, koka e një organizate të madhe të prostitucionit dhe trafikut të drogës, vijonte të menaxhonte punët e tij me qetësi.

Ajo që ai nuk dinte, ishte se prej kohësh, lëvizjet e tij monitoroheshin nga karabinierët e Torinos, të cilët arritën të binin në gjurmët e bandës.

Kështu, në pranga përfunduan 8 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë, 2 italianë dhe një maroken. Mbi ta rëndojnë disa akuza, si shpërndarje droge, shfrytëzim protitucione e evazion.

Më herët, në pranga kanë përfunduar edhe 5 persona të tjerë, janë sekuestruar 3 kilogramë marijuanë, një pistoletë gjysmë automatike, kalibri 7.65 dhe 41 mijë euro ‘kesh’.

Ky grup kriminal, sipas të përditshmes “

La Repubblica”

drejtonte një trafik të gjerë të lëndëve narkotike dhe shfrytëzonte 7 vajza.

Mes tyre 4 vinin nga Europa lindore, të cilat shfrytëzoheshin në rrugë, në jug të qytetit, ndërsa 3 vajza italiane dërgoheshin nëpër “turne”, në qytet të ndryshme të Italisë, duke marrë me qira apartamente për pak ditë, për të takuar klientë nga Leçe, Milano, Genova e Romë./tvklan.al