Drogë me kamion drejt Italisë

Kanabis me kamion drejt Italisë. Një tjetër sasi lënde narkotike është bllokuar nga policia kufitare, në portin e Durrësit.

Në pranga kanë përfunduar: Gentian Jakupi, 37 vjeç dhe Kundret Hasanbashaj, 32 vjeç të dy nga Fieri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin tip “Scania” me drejtues Gentian Jakupi dhe pasagjer Kundret Hasanbashaj u gjetën 3.2 kg kanabis.

Kamioni ishte i mbushur me arka plastike, bosh. Lënda narkotike ishte e futur poshtë sedijes së shoferit.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal./tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*




Emisione








Të Lidhura