Një sasi prej 4.1 kg heroinë u sekuestrua nga Policia e Shtetit mëngjesin e të hënës në zonën e Kastratrit në Malësinë e Madhe, në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Dy persona, emrat e të cilëve nuk jepen nga policia u shpallën në kërkim ndërkombëtar prej saj me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Heroina bashkë me 32 kg kanabis sativa, u sekuestrua nga policia në afërsi të vendit të njohur me emrin Bukoviç, gjatë kontrollit të vijës së gjelbër të kryer nga policia kufitare.

Personat e dyshuar ishin vetëm 109 metra larg kufirit kur po transportonin lëndën narkotike ndërsa janë diktuar nga shërbimet e policisë kufitare që u vunë në ndjekje të tyre.

Trafikantët braktisën lëndën narkotike dhe mundën të arratiseshin. Në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi dhe dy qese plasmasi me  lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultuan 4 kilogramë 124 gr të llojit Heroinë.

Pranë tyre ndodheshin edhe dy thasë dy thasë brenda të cilëvë kishte lëndë narkotike dhe pas peshimit rezultuan me peshë 32 kilogramë  Cannabis Sativa.

Për arsye hetimore, policia nuk dha informacione të tjera, mbi trafikantët që po kërkohen. Ndërkaq mbi ta janë ngritur akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim.

/Tv Klan