Korçë – Policia kufitare ka arrestuar një 22-vjeçar, si dhe ka sekuestruar 3 kg kanabis.

Burime të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Kristjan Pepkolaj, 22 vjeç, banues në fshatin Rajë -Tropojë.

Arrestimi i tij u bë në pikën kufitarë të Qafë- Thanës. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, nga shërbimet e Policisë Kufitare, automjetit tip “Mercedes-Benz” me targa AA 856 NI, me të cilin  i riu udhëtonte, në pjesën e motorrit u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 3 (tre) pako me kanabis sativa të mbështjella me letër natriban, me peshë 3 kg.

droge 2

Nga veprimet hetimore rezulton se sasinë e lëndës narkotike që Kristjan Pepkolaj posedonte, kishte si synim ta shiste në Maqedoni./tvklan.al