Një grua kanadeze është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtore për vrasjen e vajzës së saj 9 – vjeçare.

Laura Coward u arrestua në Alberta të Kanadasë në Gusht të 2014 –ës, dy ditë pasi vajza e saj Amber Lucius rezultonte e zhdukur.

Në atë kohë, divorci mes gruas dhe babait të Amber, Duane Lucius sapo ishte finalizuar dhe ky i fundit kishte marrë kujdestarinë e plotë të vajzës.

Laura i tha miqve se po e nxirrte të bijën për shëtitje, por në të vërtetë e çoi atë në një vend izoluar ku i dha ilaçe gjumi dhe më pas i vuri flakën automjetit, ndërkohë që Amber ishte brenda në të.

Makina u zbulua pak kohë më pas nga një oficer policie, i cili gjeti një letër jashtë automjetit ku shkruhej:

“Më ndihmoni. Ishte një aksident. Lashë çelësat brenda.”

Autopsia tregoi se Amber vdiq si pasojë e hipotermisë, asfiksisë dhe helmimit nga monooksidi karbonit.

Gjykatësi i çështjes, teksa dha verdiktin tha se ai duhet të reflektojë “neverinë dhe revolën e shoqërisë”.

“Amber ishte totalisht e pambrojtur dhe i besonte nënës së saj. Kjo është tradhëtia më e rëndë e një prindi…”

Ndërsa babai i Amber tha se nuk ka vendim që do të jepte drejtësi për atë që i ndodhitë bijës.

“Si baba m’u desh të varrosja fëmijën tim dhe asgjë nuk mund ta kthejë atë mbrapsht”.

/tvklan.al