Dronestagram është një faqe në të cilën postohen video dhe foto të realizuara nga dronët.

Kjo faqe na jep mundësinë që të shikojmë botë nga këndvështrimi i zogjve dhe të mund të vizitojmë vendet më të largëta të botës, duke parë pamje spektakolare.

Aktualisht, kjo faqe ka mbi 30,000 përdorues që ngarkojnë pamje dhe video të mrekullueshme nga çdo cep i rruzullit tokësor.

Faqja është themeluar nga një sipërmarrës francez, Eric Dupin dhe po korr një sukses të madh në botën virtuale.

151013171500-dronestagram-eagle-exlarge-169

Aktualisht foto më popullore, me mbi 126.000 shikime është një ajo ku shfaqet një shqiponjë duke fluturuar mbi Indonezi.

Me bashkëpunimin e ri, falë çmimit “Drones for Good Award”, që përfiton një vlerë prej 1 milionë dollarësh të cilat shkojnë për projektime për të mirën e njerëzimit, të financuara nga Mbretëria e Emirateve të Bashkuara, pritet që në këtë faqe pamjet të jenë akoma më mbresëlënëse./tvklan.al