Është zbuluar sëfundmi droni i parë në botë, i aftë për zbulimin e eksplozivëve, narkotikëve dhe komponentet e tjera kimike nga një distancë e sigurtë. Sistemi i këtij droni është i përbërë nga lazera të fortë, në gjendje të kapë nga largësi të mëdha, kamera, spektrometra etj.

Trupi i dronit është i ndërtuar me sinjale të shumta grumbullimi elektriko-optikale që formojnë një burim lazeri më vete, që rrezaton gjatësi vale. E gjithë kjo teknologji është e integruar me spektrometra që veprojnë me paketën softwerike LDS dhe algoritmin e pronarit.

Ky algoritëm i mundëson dronit të jetë mjaftueshëm i ndjeshëm për të kapur sinjale në largësi të mëdha duke reduktuar sinjalet e rreme të zbulimit.

droni1

Kapja e sinjaleve është sjellë në nivele të tilla performance me ato të pajisjeve laboratorike. Ky dron mund të zbulojë eksplozivë dhe materiale të rrezikshme gazi të lëngshme, e mund të analizojë materiale duke dërguar imazhin kontrolluesve të tij në kohë reale.

E gjitha kjo ndodh në një proces me tre hapa; gjetja, zbulimi dhe shpërthimi i minave, pa ndërhyrjen e njeriut. Ky është droni i parë tepër i dobishëm për përdorim ushtarak dhe civil. Madje ai cilësohet 20 herë më i shpejtë dhe 200 herë më i lirë se teknologjitë e tjera në gjetjen e bombave./tvklan.al