Për 30 minuta, emisioni i gatimit “ The Untitled Action Bronson Show” në Shtetet e Bashkuara është pushtuar nga shqiptarët. Dua Lipa, merita Hallili dhe drejtuesi i emisionit të gatimit, Viceland, Action Bronson sollën një copë Shqipërie përmes kulturës së gatimit, traditës  dhe muzikës shqiptare.

E ndërsa këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka gatuar pite, artistja Merita Halili ka kënduar  një version të ri të këngës Doli goca në penxhere.

Nën shoqërinë e Raif Hysenit dhe Merita Halilit, Dua Lipa shijon atmosferën e krijuar duke kërcyer me drejtuesin e emisionit Action Bronson, i cili gjithashtu është me origjinë shqiptare.

 

Tv Klan