“Dëshiroj që të jetë një natë e paharrueshme”,

ishte kjo dëshira e Dua Lipës, këngëtares së njohur në tregun botëror të muzikës moderne, pak orë para se të ngjitej në skenën e Tiranës, pas koncertit në vendlindje, Prishtinë.

Dhe publiku shqiptar ishte në sinkron me pritshmërinë e artistes kosovare, që po ndërton një karrierë të suksesshme përtej Britanisë se Madhe, ku edhe jeton.

Në sheshin “Nënë Tereza”, i pushtuar nga të rinjtë në çdo kënd të tij, për rreth një orë, Dua Lipa këndoi live hitet e saj nga debutimi i parë  “New Love”, që e nominoi këtë vit në listën e talenteve të rinj në muzikë, BBC Sound, e deri te “Be the one”.

dua lipa

Si edhe në Prishtinë, Dua Lipa, rezervoi për publikun tiranas dy nga këngët e albumit të ri që do të dalë në treg vitin e ardhshëm, me të cilin dëshiron të shohë të realizuar atë që ëndërroi 4 vite më parë, kur ishte 16 – vjeç, që muzika e saj të dëgjohet kudo.

Për të, çelësi i suksesit përbën edhe moton e çdo dite.

Tv Klan