Tejkalon çdo pritshmëri këngëtarja me origjinë kosovare Dua Lipa. Ajo do të konkurrojë këtë vit për 5 çmime BRIT Awards, që do të zhvillohet më 21 shkurt në O 2Arena të Londrës.

BBC shkruan se këngëtarja 22-vjeçare po bën tashmë historinë e çmimeve më të rëndësishme të muzikës POP në Britaninë e Madhe, pasi kurrë më parë një këngëtare femër nuk kishte marrë kaq shumë nominime për këtë vit.

Këtë vit, Dua Lipa konkurron me hitin e verës 2017 “New Rules”, e nominuar si albumi më i mirë, artistja më e mirë, singëlli e video më e mirë, por edhe zbulimi i madh i vitit.

Përzgjedhja është bërë me votat e publikut në internet. Ndërsa ylli i popit britanik tha përmes Twitterit se nuk u besonte syve, pas publikimit të listës së të nominuarve.

Dua Lipa ndiqet nga Ed Sheeran me “Shape of You” me 4 nominime, si dhe Jay Haas e Rag n Bone Man me nga 3.

Tv Klan