Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, po qëndron këto ditë në Prishtinë. Më 9 gusht, Lipa pritet të mbajë një koncert humanitar në Prishtinë.

Dua Lipa është pritur në takime të ndara edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Këngëtarja Lipa është e njohur tashmë me shumë hite të saj, të cilat i transmeton kanali më i njohur muzikor në botë, MTV, ku ndër më të njohurat janë “Be the one”, pastaj “Hotter Than Hell”.

Kosova tashmë është bërë e njohur në arenën ndërkombëtare të muzikës me këngëtaret si Rita Ora, Dua Lipa e së fundi edhe Era Istrefi./tvklan.al