Mbah Gotho është njeriu më i moshuar në botë. Ai është 145 – vjeç me dokumente që tregojnë se ai ka lindur në vitin 1870.

I moshuari e ka blerë varrin e tij që në vitin 1992, me idenë se do të vdiste, por kanë kaluar gati 24 vjet dhe ai është ende gjallë.

Nga 10 vëllezërit dhe motrat, nga katër gratë që ka pasur dhe nga fëmijët e tij, 145 – vjeçarit nuk i ka mbetur më asnjë dhe duket se vdekja nuk e dëshiron Mbah Gotho -n nga Indonezia.

Edhe pse mosha e tij është mbreslënëse dhe e lakmueshme për të gjithë, Gothos i është mërzitur jeta. Këtë ai e pohon në një rrjet lokal indonezian.

Në dokumentacionin e tij zyrtar tregohet se ka lindur më 31 dhjetor të vitit 1870 dhe nëse këto të dhëna rezultojnë të vërteta, ateherë Gotho mund të fitojë titullin e personit më të vjetër në botë, duke ia kaluar edhe 122 vjeçares French Jeanne Calment, e cila vdiq 23 vjeçe më e re se Gotho.

Në fakt në lidhje me vjetërsinë e moshës ka një sërë pretendentësh të cilët mendojnë se kanë thyer rekordin, si Jeanne Calment, nigeriani James Olofintuyi që pretendon se është 171 vjeç, Dhaqabo Ebba nga Etiopia i cili pretendon se është 163 vjeç./tvklan.al