Dy robotë gjigandë që peshojnë mijëra kilogramë, luftuan dje për titullin e robotit më të fuqishëm në botë. Gjigandi robotik që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doli fitimar në duelin madhështor përballë Japonisë. 

Këta robotë me gjatësi deri në 5 metra, mund të gjuajnë kundërshtarët me një shpejtësi deri në 200 kilometra për orë. Këta gjigandë të kujtojnë filmin “Transformers”, por më ndryshe, pasi brenda robotëve qëndrojnë njerëz, të cilët u japin komandat e tyre në dy luftim. 

Për ndërtimin e tyre janë dashur rreth 2 vite, nga kompanitë përkatëse MegaBots dhe Suidobashi Heavy Industries.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetare: Xh.Kuta