Federata Shqiptare e Futbollit do të vijojë të ndjekë strategjinë e saj për të mirëpritur çdo lojtar me prejardhje shqiptare. Presidenti Armand Duka tha se këtu nuk bëjë përjashtim edhe shqiptarët e Kosovës.

Dera është hapur të të gjithë. Nuk ka marrëveshje me federatën e Kosovës, por mirëkuptim. 

Kreu i federatës foli edhe për ndihmësin e ri të Gianni De Biasi, por pa thënë emrin. Mediat italiane përmendën Marco Veronese, ish-sulmuesin, i cili ishte pjesë e Modena ku trajnerin ishte De Biasi.

Zv/trajneri i ri do të prezantohet të hënën. Postin e drejtorit teknik për momentin do ta mbulojë sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku.

Armand Duka tha se për momentin postin e drejtorit teknik për momentin do ta mbulojë sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku. Duka i bëri këto deklarata në një bisedë të hapur për Emancipinim në stadiumet e futbollit, për ta bërë një vend të përshtatshëm edhe për femrat dhe familjet.

Tv Klan