Presidenti i FSHF-së Armand Duka sëbashku me pjesëtarë të stafit dhe studiot ligjore ndodhen në Zvicër me synimin për të marrë 3 pikët në tavolinë duke mbështetur te pamundësia për të vijuar ndeshjen, pasi fusha u pushtua nga tifozët. Në një intervistë telefonike për Televizionin Klan, Armand Duka ka sqaruar se kërkesat e FSHF janë të qarta.