Në prezantimin e fanelës së re të Kombëtares shqiptare, presidenti i Federatës së Futbollit Armand Duka, ka folur me tone kritike për ekipin përfaqësues, që e mbylli vitin 2016 me dështimin përballë Izraelit në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Fanela e përdorur në europianin e Francës u konsiderua si fatsjellëse. Kur duhet edhe një muaj nga ndeshja tejet e rëndësishme me Italinë, në federatë duket se shpresojnë që fanela e re të sjellë po të njëjtën mbarësi.

Fanela e re e kombëtares që i përket të njëjtit sponsor teknik të federatës së futbollit ka pësuar disa ndryshime.

Dizenjo e saj është personalizuar me identitetin kombëtar shqiptar, shqiponjën në flamur. Rombet ne fanelë simbolizojnë puplat në kraharorin e shqiponjës. Sipas përfaqësuesve italianë të kompanisë prodhuese, uniforma është dizenjuar që të jetë me e rehatshme për futbollistët që do ta mbajnë. 

Tv Klan