Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur në një deklaratat për mediat, pas takimi me kreun e opozitës Lulzim Bashën. Ai tha se marrëveshja Rama- Basha i ka penalizuar dhe nuk e përjashton mundësinë për të dalë më vete në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas Dukës, Kreu i opozitës nuk kishte zgjidhje tjetër për datën e zgjedhjeve, pasi ka qenë i kushtëzuar nga kryeministri Edi Rama.

“Kjo lloj marrëveshje i dëmton partitë e vogla duke qenë se nuk sigurojnë vota dhe nuk kanë numërues. Ky Kod Zgjedhor është bërë për të pasur koalicione,  pra partitë e vogla të mbështesnin partitë e mëdha. në këto kushte ne duhet ta masim mirë vetën nëse duhet mund të nxjerrim deputetë në disa zona. Megjithëse Kodi Zgjedhor e kërkon që partitë e vogla të regjistron në 12 qarqe, por është utopike të mendosh se partia Agrare Ambientaliste mund të pretendojë në 12 qarqe. Në këto kushte ku ngihet dhe pragu elektoral nuk ka numërues mund të pretendojmë në dy apo tre qarqe. Edhe pse koha është e limituar ne do punojmë.

Ne jemi duke matur veten dhe gjykoj se në Durrës unë e marr një mandat sepse në 2013 kam marrë 11 mijë vota dhe numri që duhet tashmë është po aq. Besoj se do e marr një mandat në Durrës, për të tjerë mbetet për tu parë.

Unë po shoh mundësinë nëse mund të mas forcat nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste. Marrëveshja na ka penalizuar. Por jam i kënaqur që u arit marrëveshja se Shqipëria do të shkonte drejt një destabiliteti dhe një greminë. Basha ishte i detyruar të pranonte datën e zgjedhjeve pasi u kushtëzua nga Rama”./

tvklan.al