Presidenti i Fedaratës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka komentuar akuzat e drejtuesve të Partizanit për ndikim të arbitrave në ndeshjet e Superligës. Pa mohuar problemet me gjykimin, kreu i FSHF-së u kërkon ekipeve të mos e gjejnë gjithmonë fajin tek arbitrat.

Në përgjigje të ankesave të ‘Klubit Partizani’ për prishje të garës së futbollit nga FSHF, Presidenti Duka thotë se fillimisht të kuqtë duhet ta drejtojnë gishtin nga vetja.

I ndërgjegjshëm se gabimet në arbitrim kanë ndikuar në rezultate, Duka thotë se rastet e qëllimshme do të ndëshkohen.

Për më tepër ai shton se do të ‘

garantoj këdo edhe ata që akuzojnë se interesi ynë është për një garë sa më të bukur. Komisioni i Arbitrave bën punë. Ata që deformojnë garën do përjashtohen.’

Pasi mori 25 vota në kandidimin e tij për anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në media raportohet për një letër dërguar federatave europiane nëpërmjet së cilës Duka akuzohet si i përfshirë drejtpërdrejt në trukimin e ndeshjeve europiane të klubve shqiptare, por presidenti shpreh bindjen se votat për të nuk janë ndikuar nga kjo letër.

Tv Klan