Muzën për të ndërtuar këtë ekspozitë e gjen te Dodoja, shpendi që e vuri botën para një të dhënë të panjohur, përfshirjen e njeriut në zhdukjen e specieve, katër shekuj më parë.

Këtë krijesë e risjell në skulpturë, Genc Mulliqi, duke i qëndruar besnik simbolikës së shfarosjes, por jo formës. Sqepi i përngjan predhës, ajo që është kthyer sot në armën vrasëse të njeriut.

Pyetja që artisti i bën vetes është: A i takon ky shpend vetëm të shkuarës?

“Dodoja” ju pret në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura deri në javën e parë të Prillit.

Enkelejda Mema/Tv Klan