Christian Panucci pati një karrierë të madhe si futbollist, ndërsa ajo e trajnerit është në hapat e para. Ai është trajneri i ri Kombëtares dhe për Shpëtim Duron, që ishte pjesë e stafit të Shqipërisë kur drejtohej nga Otto Baric ambicia mund të jetë pika më e fortë e Panucci.

“Përvoja si trajner është jo e duhura për të marrë një ekip kombëtar, por ndoshta mund të bëjë mirë pasi është në hapat e para dhe ka ambicie”.

Sipas Duros, kushdo do ta kishte të vështirë në këtë moment, pasi kërkesat për ekipin kombëtar janë të larta pas kualifikimit në Europian. Ai thotë se trajneri i ri do të ketë kohën e mjaftueshme për të përgatitur ekipin për eliminatoret e Euro 2020.

“Është pozitive që e merr skuadrën në përfundim të edicionit dhe ka kohën e duhur për ta përgatitur për eliminatoret e ardhshme”.

Shqipëria ka edhe 4 ndeshje të mbetura në kualifikueset e Botërorit dhe synimi është vendi i tretë në grup.

Tv Klan