masa e siguriseGjykata e Durrësit vendosi masën “arrest me burg” për autorët e vrasjes së dy kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vava.

Kanë dalë sot para gjykatës 28 vjeçari nga Elbasani Velson Elmazi dhe moshatari i tij Artur Kacanolli, i cili është nipi i njërës prej viktimave.

Para trupit gjykues Elmazi e ka pranuar krimin por akuzoi si të përfshirë në të edhe nipin e Gjinovefës.

Ndërsa për 40-vjeçarin nga Shijaku Indrit Shaqja është dhënë masa “arrest me burg” në mungesë pasi ai është shpallur në kërkim.

TV Klan