Një ditë nga ngjarja ku vdiqën dy persona pas një sherri më thika, policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar autorin.

Në pranga ka rënë Eduart Xhaferi, 54 – vjeç, i cili dyshohet si autori i vrasjes së Lulzim(Qazim) Qamës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20, në fshatin Rrushkull, për motive të dobëta ka goditur më armë gjahu duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasin Lulzim(Qazim) Qama 35 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës.

Si pasojë e një konflikti çasti për motive të dobëta Lulzim Qama ka goditur me thikë  Yzedin Shallari 65 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Më pas Lulzim Qama ka goditur me thikë edhe Eduart Xhaferri, ku ky i fundit ka marrë armën e gjahut tip Shotgan 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar Lulzim Qama,  nga brenda mjetit  të tij tip Nissan.

Eduart Xhaferri në momentin që është goditur me thikë nga Lulzim Qama ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur  Lulzim Qama.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit, arma e gjahut tip Shotgan dhe thika./tvklan.al