2

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Odise Verbofshin. Ai akuzohet për vrasjen në shtëpinë e tij të dy shtetsave Shaban Babasi dhe Albert Kasalla 20 shkurtin e vitit te kaluar. Pas vrasjes, Verbofshi dogji trupat e dy të rinjve në zonën e ish-kënetës.

Shkak i krimit makabër të 33-vejcarit ishte prishja e pazareve të drogës. Babasi dhe Kasall nuk i kishin dhënë Odise Verbofshit paratë për 75 kilogramë kanabis sativa.

Tv Klan