DurresNjë krim makabër ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit.

Dy të moshuara janë masakruar gjatë natës për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

Elsa Vava, 75-vjeçe dhe Gjinovefa Vava, 70-vjeçe, kunata me njëra-tjetrën, janë gjetur të pajeta në banesën e tyre në lagjen numër 11, me duar të lidhura dhe me qese plastmasi në kokë.

Ka qenë djali i njërës prej viktimave ai qe i ka konstatuar krimin i cili më pas ka njoftuar edhe policinë.

Sipas banorëve, të moshuarat jetonin vetëm në këtë banesë.

Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes së dyfishtë. Ekspertë të kriminlaistikës kanë bërë një inventor të sendeve me vlerë për të mësuar çfarë mungonte por nuk kanë rezultuar sende të grabitura.

Policia po heton në disa pista, lidhur me atë të vrasjes për motive grabitjeje por edhe për shkak të konfliktit të pronësisë së banesës ku të moshuarat kishin hapur edhe një proces gjyqësor.

Policia ka shoqëruar 16 shtetas të cilët dyshohet të kenë dijeni mbi rrethanat e hetimit si: komshinj, të afërm apo edhe persona me precedente në fushën e vjedhjeve me dhunë dhe përdorimit të narkotikëve.

Tv Klan