Pas denoncimit të bërë në polici dhe apelit në media, burime të Televizionit Klan, bëjnë me dije se 9 vjeçari i zhdukur ditën e djeshme është gjetur shëndoshë e mirë.

Brajan Plaku u denoncua i zhdukur që prej orës 18:00 të së mërkurës në Durrës.  Ai ishte parë për herë të fundit nga familjarët në një qendër interneti, në lagjen nr.11 pranë banesës.

brajan plaku 2

Zhdukja e minorenit u denoncua nga babai i tij L.P, në Policinë e Durrësit . Kjo e fundit nisi menjëherë kërkimet për gjetjen e tij, ndërsa familjarët vunë në dispozicion edhe një numër kontakti për këdo që kishte informacion./tvklan.al