Një kufomë e seksit mashkull është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në Portin Detar Durrës,  midis zonës së trageteve dhe peshkimit.

Sipas burimeve të policisë, viktima është 54-vjeçari Pjetër Frroku, banues në Lezhë, i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës.

Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor,  të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al