grabitjaaaaPronari i një lokali në Manëz të Durrësit është dhunuar dhe grabitur nga dy persona gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy të rinjtë Izmir Allci 25-vjeç dhe Romario Shehi 22-vjeç, nën kërcënimin e armës kanë grabitur pronarin e lokalit Bledar Meçe, 26-vjeç.

Ata kanë arritur që të marrin gjithë xhiron ditore të lokalit ndërsa janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pak kohë më vonë policia bëri të mundur arrestimin e tyre.

tvklan.al