Një 58-vjeçar humbi jetën në lagjen 1 të Durrësit pas një sherri pronësie me disa fqinj të tij. Viktima është Agim Arapi, pronar i një dyqani ushqimesh në bulevardin Epidamn. Pikërisht në këtë vend ndodhi përplasja rreth orës 19.55 të së martës. Pas plagëve të marra nga goditjet me sende të forta Arapi ndërroi jetë në spitalin rajonal. Policia u vu në ndjekje të autorëve të cilët u identifikuan menjëherë. Ata janë Kostandin Ekonomi 54 vjeç, vëllai i tij Kujtimi 50 vjeç dhe dhëndri i Kostandinit, 24-vjecari Jurgen Kurti që shihni në këtë foto. Sipas policisë autorët tentuan tu shmangen postblloqeve të policisë, por janë prangosur në dalje të Durrësit.

I riu Jurgen Kurti është një emër i njohur për drejtësinë. Një vit më parë, në 4 prill ai u akuzua për vrasjen e babait të tij në banesën e tyre ne zonën e ish-bllokut në Tiranë. Ai u la i lirë nga gjykata pasi krimin e mori përsipër daja i tij Leonard Ristani. Ristani pranoi në gjykatë se e qëlloi 50-vjeçarin Artur Kurti duke i rrëmbyer një thikë që mbante në dorë. 24-vjeçari Jurgen Kurti është i famshëm edhe në rrjetet sociale për shpenzimet dhe jetën luksoze që prezanton.

Tv  Klan