Durrës – Ditën e djeshme në lagjen Nr.15, në segmentin rrugor Spitallë – Shenavlash duke drejtuar mjetin tip Ford Focus, me targa AA 274 MB, Shpëtim Delia 26 vjeç, banues në Durrës ka humbur kontrollin e mjetit.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi A.D. 17 vjeç, banues në fshatin Durrës, si edhe dy këmbësore L.Sh. 34 vjeçe dhe N.M. 29 vjeçe, banuese në Durrës.

Të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Rajonal  Durrës nën kujdesin e mjekëve, ku shtetësia L.Sh. është në gjendje serioze për jetën./tvklan.al