3 persona kanë rënë në pranga pas një operacioni disa ditor antikontrabandës së Durrësit ku u arrit të sekuestroheshin një sasi prej 550 mijë paketa cigare kontrabandë, të Markës Merhaba.

Në pranga ranë Irfan Ameti lindur në Tetovë dhe banues në Tiranë, Gjuljen Sami lindrur në Turqi dhe banues në Maqedoni dhe Ilir Dengu, lindur dhe banues në Tiranë.

Ndalimi i tyre është bërë në flagrancë në Portin e Durrësit pas zbulimit të mallit në brendësi të këtij kamioni. Malli ishte me origjinë nga Sllovakia dhe kishte hyrë në Shqipëri nga Mali i Zi.  Ai kalonte transit nëpërmjet Shqipërisë për në Itali ku do të trasnportohej sasia e cigareve me dokumentacion të falsifikuar.

Vlera e këtij malli kontrabandë arrin në vlerën e 154 milionë lekëve.

Nga informacionet rezulton se malli kishte dokumentacion shoqërues sllovak të falsifikuar, përgjigje kjo e mbërritur dhe nga autoritetet  e ambasadës sllovake .Edhe marka e cigareve është e falsifikuar.

Operacioni për kapjen e cigareve kontrabandë është bërë në bashkëpunim dhe me autoritete ndërkombëtare.

https://www.youtube.com//embed/snSvWkDj0Aw

Të arrestuarit do të gjykohen për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Shkelje të të drejtave të pronësisë industriale”.

Tv Klan