Një i ri nga Durrësi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka marrë peng një vajzë nga Ukraina.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel pranë Shkëmbit të Kavajës. Almarjo Xhebexhia 24 vjeç u arrestua dje në flagrancë nga uniformat blu.

Policia thotë se 24-vjeçari dhunoi 21-vjeçaren V.H. nga Ukraina duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe e mbajti të mbyllur në dhomën e hotelit pa dëshirën e saj.

Ndaj Almarjo Xhebexhia janë referuar materialet për heqje të paligjshme të lirisë dhe plagosje e rëndë me dashje. /

tvklan.al