Mëngjesi i se dielës ka qënë fatal për një 11-vjeçare nga Korça, e cila udhëtonte si pasagjere në një veturë tip “Ford” në aksin rrugor Cërrik-Papërr.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë dalja nga rruga e automjetit, që përfundoi në këto ara.

Si pasojë mbetën të lënduar edhe drejtuesi i automjetit A.H, 54 vjeç nga Saranda, si dhe dy pasagjerë të tjerë, një  54 – vjeçare nga Korça dhe një 74 –vjeçare nga Saranda.

Një tjetër aksident me pasojë vdekje u shënua edhe në superstradën Lezhë – Shkodër, në orët e para të mëngjesit, ku mbeti i vdekur një efektiv i policisë kufitare të Shëngjinit.

Viktima Lekë Nikolli, 50 vjeç po kthehej nga puna për në banesen e tij kur është aksidentuar në afërsi të kryqëzimit të Kallmetit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtesia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit.

Tv Klan