Numri i aksidenteve rrugore në vend vijon të mbetet në shifra të larta, e për këtë arsye policia rrugore ka shtuar kontrollet dhe inspektimet në akse kombëtare.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë bërë 5 aksidente në rang vendi, dy prej të cilave me pasojë vdekjen.

Konkretisht, në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, 31-vjeçari me iniciale K.Xh ka humbur drejtimin e motorit duke dalë nga rruga. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Gjithashtu, në aksin rrugor Fushë Milot – Thumanë automjeti tip BMW që drejtohej nga 30-vjeçari nga Kosova, G.S., përplasi për vdekje këmbësoren 23-vjeç me iniciale D.D.

Ndërkohë, aksidentet e tjera fatmirësisht janë pa pasoja fatale. Në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplasi një motorçiklist duke e plagosur lehtë; në rrugën “Kastriotët” një motor përplasi një vajzë 8-vjeçare dhe më pas u largua nga vendngjarja dhe në fshatin Gostimë dy persona u plagosën nga përplasja e dy automjeteve.

/tvklan.al