Dy aksidente me dy të lënduar kanë ndodhur gjatë pasdites në Vlorë.

Një 19 – vjeçar, i cili udhëtonte me motor mbeti i plagosur pasi u përplas nga një furgon. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor të Transballkanikes.

Në timonin e furgonit me targa AA 310 MZ ishte një 31 – vjeçar me iniciale A.A., ndërsa 19 vjeçari me iniciale Xh.V lëvizte me një motor Lifan.

Ky i fundi u dërgua në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i furgonit u shoqërua në komisariat.

Në një tjetër aksident të ndodhur në rrugën Vlorë-Fier, në Panaja, një këmbësor u përplas nga një makinë. Burime zyrtare thonë se i plagosur ka mbetur 52 – vjeçari E.D. Ai u përplas nga një makinë “Volkseagen”, që drejtohej nga 27 – vjeçari F.H.

52 – vjeçari u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Edhe në këtë rast, drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.

Autoritetet thonë se puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenteve vijon.

/tvklan.al