Dy burra janë arrestuar për dhunë fizike dhe psikologjikë ndaj familjarëve të tyre.

Sipas policisë, 57-vjeçari nga Vlora Albert Selimaj përfundoi në pranga për dhunimin e së ëmës 75-vjeçare me iniciale G.S.

Ndërsa 43-vjeçari Armando Nelaj nga Saranda u arrestua për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj së bijës 15-vjeçare.

Të dy burrat do të përballen në gjykatë me akuzën e dhunës në familje./tvklan.al