Sipas studimeve rezulton se ka dy gjera të rëndësishme që përcaktojnë një marrëdhënie të suksesshme. Pas muajit të mjaltit marrëdhënia merr një rrjedhe tjetër, por kjo nuk vlen për të gjithë.

Raporti në studimin e vitit 2013 në fakt rendiste 7 gjëra të rëndësishme për të pasur një marrëdhënie të fortë dhe të lumtur: komunikimit, aftësitë e jetës, vetë-menaxhimit, njohja e partnerit, seksi,  menaxhimi i situatave dhe zgjidhja e konflikteve.

Por, më vonë nga studimet e mëvonshme rezulton se mjaftojnë vetëm dy gjëra si komunikimi me partnerin dhe njohja e tij, e bëjnë një marrdhënie më të lumtur.

Në studimi janë marrë më shumë se 2.000 të rritur, ku rezultoi se ishin të kënaqur me partnerin, pasi i përvetësonin shumë mirë si komunikimin ashtu edhe dëshirat e partnerit.

Kur është fjala për komunikim, ju duhet të përpiqen të shmangni frazat si “Ju gjithmonë” ose “Ti kurrë”, pasi këto mund të jenë të dëmshme.

Gjithashtu dhe nëse nuk iu kujtohet ndonjë gjë nga partneri, nuk duhet t’i thoni atij që nuk e mbaj mend, pasi do mërzitet./tvklana.al