Një burrë ka sulmuar disa njerëz me një çekiç në një qytet në Francë, sipas raportimeve nga mediat lokale.

Mësohet se dy gra janë në gjendje kritike pas sulmit të ndodhur ditën e sotme në Lion.

Kjo vjen pas një sulmi tjetër të ndodhur në Paris ku një ushtar francez u sulmua me thikë jashtë një metroje.

Viktima e parë u sulmua në mesditë, ndërsa tjetra rreth 15 minuta më vonë në një vend të afërt, raporton Le Journal.

Një prokuror vendas i tha gazetës se sulmuesi, i veshur me të zeza, po bërtiste ‘Allahu Akbar’.

Prokurorët thanë se po e trajtonin incidentin si një sulm të mundshëm terrorist, por gjithashtu nuk përjashtuan mundësinë që agresori mund të jetë i sëmurë mendor./

tvklan.al