Deklarata e nënsekretarit amerikan të shtetit, Tomas Shenon se është e rëndësishme që në zgjedhje të marrin pjesë  të gjitha partitë politike, është lexuar në dy mënyra të ndryshme në Tiranë.

Kryeministri Rama e publikoi atë në faqen e tij në Facebook, nën diçiturën kush gënjen, duke e vënë theksin tek nevoja e pjesëmarrjes se te gjithë subjekteve në garën zgjedhore dhe tek reforma në drejtësi.

“Pas Shtëpisë së Bardhë edhe Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit”

, shkruan kryeministri.

Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një këndvështrim tjetër. Ai e sheh jo si kritikë për qëndrimin e opozitës, por për Edi Ramën që deklaron se në zgjedhje do të shkojë edhe i vetëm. 

Ashtu si qëndrimet e tjera të deritanishme të ndërkombëtareve, është e qartë se as deklarata e nënsekretarit Shenon nuk i ka shërbyer afrimit të qëndrimit të palëve. Qeveria dhe opozita kanë dështuar deri tani për të gjetur një zgjidhje, por shohin me shpresë ndërmjetësimin e David McAllister, zëvendës¬presidentit të Partive Popullore Europiane, i cili mbërrin në Tiranë më 24 prill.

Tv Klan