Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur paraditen e së shtunës në Sarnico të Italisë.

Dy makina janë përplasur kokë më kokë rreth orës 11:30, në një rrugë pranë një liqeni. Mediat italiane raportojnë se 21-vjeçari i cili banonte në Bergamo, ndodhej në një makinë të zezë të tipit

Citroen C2

.

Sipas

Corriere.it

nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë edhe 3 italianë, 89, 87 dhe 63 vjeç, respektivisht babë, nënë e bir.

Emri i shqiptarit që humbi jetën nuk bëhet i ditur, teksa karabinierët po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit./tvklan.al