Nga përmbledhja e krijimtarisë ende të pabotuar të plotë, shkrimtarja Mira Meksi, zbulon për lexuesin e saj novelën e dytë. E titullon “Vrasje në Venecia”. Është tabloja e kalvarit tragjik të shqiptarëve drejt Italisë pas fillimit të viteve 90 dhe në vazhdim.

Ashtu si piktor i jep dozën e duhur të ngjyrave pikturës se tij, edhe në imagjinatën e Mira Meksit, Venecia është vendi thuajse ideal për të skanuar fatin dhe paragjykimin ndaj emigrantëve shqiptarë. Si një njohëse e legjendave veneciane dhe për vetë tisin mistik që e mbështjellë qytetin mbi ujë, për shkrimtaren, Venecia, është vendi i krimit perfekt, por jo atij fizik.

“Vrasje në Venecia” u parapri nga novela “Pa zemër në kraharor”. Rrëfimtarja është një piktore. E tradhtuar dhe zhgënjyer nga dashuria ajo shndërrohet në një gjuetare seksi, e vendosur të sakrifikojë gjithçka në kërkim të dashurisë së vërtetë.

Tv Klan