Dy pako të mëdha me drogë janë zbuluar ditën e djeshme në brigjet italiane, të cilat u sekuestruan nga Rojet Bregdetare.

Sipas policisë italiane, dy pakot janë me peshë 32 kg dhe 58 kg, pra në total 90 kilogramë kanabis. Besohet se këto pako kanë qenë pjesë e ngarkesës prej 700 kg marijuanë që u gjetën në Porto Recanati më 29 qershor të vitit të kaluar.

Qershorin e 2016, kjo ngarkesë e madhe u gjetën disa metra larg një anije të braktisur nga trafikantët. Këta të fundit ende nuk janë identifikuar, megjithatë sipas autoriteteve italiane droga mund të ishte nisur nga Shqipëria.

/tvklan.al