Një pikë karburanti është grabitur rreth orës 01:35, në aksin rrugor Aeroporti i Rinasit-Ura e Gjoles. Sipas policisë 2 persona me skafandra, nën kërcënimin e armëve i kanë marrë shitësit të një karburanti, shumën e xhiros ditore, rreth 300 000 lekë. Ka qenë vetë 47-vjeçari XH.Z që ka njoftuar policinë.

Sipas policisë gjatë kryerjes së kontrollit të zonës përreth, u gjet i djegur, rreth 300 m larg vendit të ngjarjes motori të cilin kishin përdorur autorët, i llojit 50 CC. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al