Dy persona ndodhen në rrezik për jetën pasi makina e tyre u përfshi në një aksident në rrugën Lezhë – Shkodër.

Aksidenti ndodhi paraditen e sotme pranë kryqëzimit të Gjadrit, dhe njëra prej makinave ra në kanal pas përplasjes. 

Dy personat që ndodheshin në makinë u dërguan me urgjencë në Spitalin e Lezhës.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por policia beson se njëri prej mjeteve ka bërë parakalim të gabuar në kryqëzim./tvklan.al