Konsumimi i dy pijeve energjike në ditë dëmton zëmrën tuaj. Në këtë konkluzion ka dalë një studim i ri i publikuar nga “Daily Mail”, sipas të cilit pijet energjike që përmbajnë kafeinë dhe sheqer shkaktojnë aritmi të shpeshtë të zemrës dhe rritje të presionit të gjakut.

Këto pijë rrisin gjithashtu rrezikun nga një goditje në zemër, gjë që mund të sjell edhe një vdekje të papritur. Shkenctarët e një qendre kërkimi në Kaliforni paralajmëruan se pijet energjike ishin përgjegjëses për të paktën 34 vdekje të papritura në vitin 2014.

Studimi përfshiu 27 vullnetarë të shëndetshëm nga mosha 18 – 40 vjeç të cilët konsumuan 2 pije energjike. Studiuesit matën parametrat etyre jetësorë, para dhe pas kosumimit të pijes dhe u vu re se tek personat e përfshirë në studim u rrit presioni i gjakut pas pijes energjike. Ata patën gjitashtu rrahje të larta të zemrës të cilat vazhduan ritmikisht edhe për dy orë të tjera pas konsumimit të pijes energjike.

Gjetjet e studimit u prezantuan në një takim të “Zemrës Amerikane” në Phonenix./tvklan.al