Me plot 1 milionë euro drogë janë kapur dy shqiptarë në Romë. Sipas medieve italiane në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë, të moshës 22 e 23 vjeç.

Në shtëpinë e tyre u gjetën 240 kg marijuanë, 50 gramë kokainë e pastër, një pistoletë e rreth 20 mijë euro.

Në momentin e arrestimit dy shqiptarët u përpoqën të largoheshin, duke hipur në çati. Por kjo tentativë e tyre nuk pati sukses.

Policia italiane vazhdon hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e tyre./tvklan.al