Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi në banesat e tyre u gjet sasi e konsiderueshme heroine.

Ata janë 37 dhe 48 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë me dije. Në banesat e tyre në Athinë u gjetën dhe u sekuestruan 18.3 kg heroinë dhe 95 gram kokainë. Sipas policisë greke, droga do të shitej në lokalet e Athinës.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu edhe 64 kilogramë përzjerës, 590 Euro dhe 5 celularë. Dy shqiptarë akuzohet për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

/tvklan.al