Dy shqiptarë do të përballen me disa padi nga një gjykata federale në Providence të New York, pasi akuzohen se kanë hyrë nga një dyqan për të vjedhur një bankomat dhe disa ilaçe nga një farmaci.

Ngjarja ka ndodhur në Tetor dhe padia akuzon Epirot Krasniqin, 26 vjeç dhe Liridon Gashin, 32 vjeç për tentativë vjedhjeje të një institucioni financiar, vjedhje banke, tentativë për të vjedhur ilaçe të kontrolluara dhe vjedhje të ilaçeve.

Sipas padisë, pak kohë para se të mbyllej dyqani midis datës 9 dhe 10 Tetor, Krasniqi dhe Gashi, të pajisur me dy radio dore dhe disa pajisje çanë tavanin e dyqanit dhe hapën me forcë një bankomat.

Shqiptarët vodhën afërsisht 14.720 dollarë nga bankomati.

Autoritetet lokale shkuan menjëherë në vendngjarje pas alarmit për vjedhje dhe i gjetën shqiptarët të fshehur lart në tavan ku kalojnë tubacionet e ajrit të kondicionuar.

Fillimisht, Krasniqi dhe Gashi ishin akuzuar nga një gjykatë shtetërore e Rhode Island, por më vonë u liruan me kusht.

Epirot Krasniqi u arrestua të martën në New York, ndërsa për Liridon Gashin është lëshuar urdhër arresti federal.

/tvklan.al